Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opozitës i duhet një lider, që t’i besojë vetë e para!

18:24 / May 5, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ben andoni 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ben Andoni

“Nëse do të ndryshosh botën, filloni atëherë me veten tuaj”. Kjo shprehje e Gandit mund të jetë një postulat i mirë për këdo, që shpreson të vijë në pushtet apo është kandidaturë e mundur drejt kësaj udhe. Në rastin tonë, Lulëzim Basha që prej vitesh bën një opozitë pothuaj pasive me momente sporadike përplasje që nuk çuan asgjëkundi dhe ku ishte ai i pari që u tërhoq, tregon se nuk di ose më keq këshillohet shumë gabim për rrugën e tij. Dhe, nëse mund të thuash sesa ka reflektuar atëherë një përgjigje është gati: Pothuaj asnjëherë.

Në fakt, nuk është tamam kështu. Nëse e provon të flasësh me emisarë të ndryshëm të Opozitës nga partia kryesore dhe nga partitë e tjera ka një gjë që i bashkon në mëtimet e tyre: ajo lidhet me perceptimin që kanë për drejtuesin e tyre. Jashtë kamerës apo regjistruesit, të gjithë, pa përfshirë ata që u duhet sa për sy e faqe të hiqen pro tij, janë të bindur se kryetari i tyre e ka bërë shumë dobët veprimtarinë e tij në opozitë dhe se duhet të ndryshojë. Mbase për këtë ka qëlluar dhe koha e egër e një barriere të madhe që ka të bëjë me ligjërimin sarkastik të kryeministrit të vendit që jo pak herë e ka tepruar. Por, bash mu këtu, opozita nuk kishte nevojë të binte në grackën e tij dhe të ndiqte regjistrin e tij. Në një farë mënyre, kjo ishte gracka e Ramës, ku opozita peshkohet normalisht duke e sulmuar me armët e tij, e kuptohet jo ato të mjaftueshmet.

Lulëzim Basha, në postin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, vazhdimisht ka zhgënjyer me largimin e shumë militantëve të saj, ideologjinë e partisë dhe qasjen ndaj gjërave etj. Madje, edhe atëherë kur i është dhënë mundësia, paçka se sot një pjesë jo e vogël syresh e këshilltarëve të tij mundohen ta mbulojnë, ai ka gabuar me qasjet por edhe prekjet e konjukturave. Dhe, është deridiku e kuptueshme, në një parti ku hija e Berishës është ende zotëruese, por realisht për komunitetin e PD-së mbetet e pakuptueshme se pse një grup kaq i madh që i qëndrojnë pas nuk kuptojnë se kjo situatë duhet të ndryshojë, pasi kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministrit i vendit Edi Rama, realisht duket i pamposhtur, madje gjithmonë e më shumë i sigurt, paçka masave drastike për Covid-19, që kanë ngjallur jo pak pakënaqësi.

Nuk është e vërtetë që PD nuk denoncon dhe nuk ka sugjeruar masa për virusin, disa herë dhe shumë mirë teknikisht, por duke kundërshtuar çdo gjë dhe duke nxirë çdo hap të vendit është bërë realisht e pabesueshme. Një gabim, që Edi Rama e ka bërë në qeverisjen e tij, por jo pak herë duke kërkuar ndjesë dhe duke e shfrytëzuar. Dhe, kuptohet se është një dorë që është e kënaqur me të gjithë këtë tollovi të opozitës, që e duan turbullinë e saj në këtë mënyrë. Vetëm se përvoja, në kushtet e Shqipërisë, na mëson se nëse realisht, përveç ardhjes në pushtet nuk ke një kauzë të drejtë morale që duhet ta respektosh, por jo si këto të opozitës, që më shumë ngjajnë edhe vetë me propagandën e Pozitës në fuqi, atëherë duket se këtë vend ku po të lë historia…e ke të merituar.

“Nëse një parti politike nuk e ka themelin e saj në vendosmërinë për të përparuar mbi një kauzë të drejtë dhe ajo është morale, atëherë ajo nuk është parti politike; është thjesht një konspiracion për të kapur pushtetin “, na kujton presidenti i republikanëve Dëight D. Eisenhoëer, gjenerali që i ndante punët qartë dhe thjeshtë në vitet e tij të gjata të qeverisjes.

Dhe, me të tilla jemi ngopur deri më tani. Mbase ka ardhur koha, që Opozita fillimisht duhet t’i besoj vetë si duhet drejtimit të saj, në vend të humbi këtë betejë gati virtuale me Ramën, që tashmë është in extremis i pamjaftë në gjendjen që ka vendi dhe nevojat e saj. Shqipëria po del pak nga pak nga regjimi i pandemisë, kurse opozitës i duhet t’i besojë realisht zgjidhjes së saj të kryetarit dhe njeriut për ta drejtuar drejt fitores. Nuk ka kohë, madje është vonë. Numërimi mbrapsht i zgjedhjeve të ardhme ka filluar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

16:05 / August 23, 2026

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

21:44 / August 22, 2026

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

21:13 / August 22, 2026

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

16:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.