Oppo ka publikuar pamjet e ekranit të telefonit të saj të ri,të cilin e quan “Ekrani Ujëvarë”-(Waterfall Screen). Dhe më herët kjo kompani ka nxjerrë në shitje telefonë me ekranë të lakuar si Find X, por ky telefon i ri e çon idenë në një tjetër nivel, me një panel më të gjerë dhe ekran edhe më të lakuar, deri në 88 gradë. Rezultati është një telefon prototip.
The Verge bën të ditur se nuk është e qartë nëse kjo zonë ekstra e ekranit do të ketë ndjeshmërinë e ekranit, apo nëse Oppo po bën diçka për të shmangur ndonjë incident për shembull. Lakimet e ekranit gjithashtu nuk kanë lënë vend për butonat e volumit dhe ndezjes, kështu që Oppo do të duhet të gjejë një vend tjetër ku ti vendosë ato.




