Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ora me motive shqiptare, argjendari në podkast me Ramën

09:40 / November 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrugëtimi i një “marke” shqiptare siç mund të konsiderohet Argjendari “Pirro”, nga sfidat e mbijetetës së regjimit komunist drejt suksesit dhe kompeticioneve ndërkombëtare ishte historia e radhës e podkastit “Flasim”. Pirro Ruço dhe vajza e tij Alba Ruço ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 9, të sezoni 3 të Podkastit “Flasim”, i emërtuar “Ora që s’ndalet kurrë”, pikërisht për të ilustruar këtë rrugëtim.

Rama tha se e ka ndjekur me interes pikërisht sepse është shumë i dhënë pas krijimit të produkteve dhe e ndjek si një atelie arti, jo si një dyqan. Dhe është pikërisht e tillë, pasi falë punimit të Argjendari “Pirros”, Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve.

Por rrëfimi i Pirros nis nga fillesat e këtij rrugëtimi, në Kuçovë, kur i rritur në një familje të persektutuar u përball fillimisht me vështirësitë për të ndjekur arsimin e lartë. Ai tregoi jetën e tij, ulje-ngritjet e së cilës pasqyrojnë ato të Shqipërisë, e cila në 30 vjet kaloi nga diktatura e Enver Hoxhës në orët luksoze.

“Pas 3 vitesh shkëputje arrita të ndjek arsimin e lartë për inxhinieri. Arrita të projektoj një makineri në shtëpi që ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Falë faktit që Kuçova kishte përreth uzinën e aviacionit që sot është bazë e NATO-s, kishte edhe industrinë mekanike dhe fabrikën e Poliçanit afër ku vendosa ta fus në prodhim. Vendosa ta projektoj një makineri shumë precize dhe e çova për prodhim. Modelova një portret të Enver Hoxhës dhe e gdhenda në një stamp në çelik. Ishte një nga historitë më të bukura ku fillon pjesa e mekanizmit të historisë ‘Pirro’, vula e parë që unë vendosa”, tregon Pirro.

Këto medalje të dhëna për të përshëndetur vlerat morale të mbështetësve më besnikë të regjimit ishin të rëndësishme për diktaturën. Për të ardhur te kryevepra e mahnitshme e Argjendari “Pirros”, ora me motive shqiptare, që përfaqësoi Shqipërinë në Gjenevë. Një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh.

ora shqiptare Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.