Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Orban: Një fitore e Trumpit detyron Evropën të rimendojë ndihmën për Ukrainën

13:30 / November 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7154
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

HUNGARIA- Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, ka thënë të dielën kryeministri hungarez, Viktor Orban, meqë, sipas tij, “kontinenti nuk do të mund të përballojë vetë luftën”.

Orban kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe e ka bërë të qartë se Trump ka qëndrime të njëjta, dhe do të negocionte një zgjidhje paqësore për Ukrainën. Ai përkrah ish-presidentin Trump, kandidatin e republikanëve për president, në garën kundër nënpresidentes aktuale, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente.

Ne [në Evropë] duhet ta kuptojmë që nëse do të kemi një president pro-paqes në Amerikë, dhe unë jo vetëm që besoj, por po shoh edhe shifrat në atë drejtim.. nëse ndodh ajo që presim dhe Amerika do të jetë pro-paqes, atëherë Evropa nuk mund të jetë pro-luftës”, ka thënë Orban.

Ukraina do të jetë lart në agjendën e liderëve evropianë, të cilët takohen javën që vjen në Budapest, ka thënë ai, duke iu referur Komunitetit Politik Evropian dhe një takimi tjetër më joformonal të liderëve të BE-së.

“Evropa nuk mund të mbajë vetëm barrën e luftës, dhe nëse amerikanët i kthehen paqes, atëherë edhe ne duhet të adaptohemi, dhe këtë do ta diskutojmë në Budapest”, ka thënë Orban.

Rezultati zgjedhor në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë ndikim të madh në luftën në Ukrainë dhe sigurinë e kontinentit evropian. Orban e ka zemëruar së fundmi Brukselin, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe kundërshtimet e tij për ndihmën për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin rus prej shkurtit të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në korrik se Qeveria hungareze e sheh Trumpin si “mundësues të paqes” në Ukrainë. Në korrik, Orban dhe ekipi i tij i ka ndihmuar ekipit të Trumpit rreth politikave për familjen dhe migrimin. Ai e ka telefonuar Trumpin të enjten për t’i uruar fat në zgjedhjet e 5 nëntorit./ REL

Orban SHBA trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.