Këto janë orë vendimtare. Kërkimet për të gjetur nëndetësen turistike të Titanikut që u zhduk në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në çaste vendimtare. Edhe pak orë ka mbetur deri në përfundimin e sasisë së oksigjenit që ka brenda nëndetëses turistike. Me orën tonë lokale, llogaritet që rezervat e oksigjenit në këtë nëndetëse të vogël të përfundojnë rreth orës 12:00-13:00.
Kapiteni që drejton operacionin e kërkim shpëtimit ka thënë më herët se ende nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e nëndetëses Titan. Ndërsa pajisje të tjera ujore të pajisura me kamera dhe të komanduara në distancë, do të zhyten për të skanuar thellësitë e oqeanit.
Në bordin e nëndetësës turistike Titan ndodhen 5 persona. Secili prej tyre ka paguar një tarifë prej 250 mijë dollarësh për të qenë pjesë e kësaj nëndetëseje që zhytet në thellësi për të parë rrënojat e anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik.