Anija shqiptare Oriku ka shpëtuar 110 emigrantë në katër operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjaë patrullimit në detin Egje.
Ka qenë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ajo që ka bërë të ditur lajmin me një postim në rrjetet sociale.
“Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje. Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, shkruan Olta Xhaçka.