Policia ka arrestuar një shtetas 57-vjeçar me akuzën se i ka vënë qëllimisht zjarrin kullotave në qytetin e Orikumit.
Policia bën me dije se ky person është me iniciale L.H, banues në Orikum dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
57-vjeçari ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra, njofton policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.