Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e OSBE-së për reformën zgjedhore tha se zgjidhja e krizës politike kërkon më shumë se një tryezë tjetër.
“Po ti shikojmë ftesat se ftesat p\bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën |Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër”, tha ai.
