Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

OSBE: Krimi zgjedhor të mos tolerohet. Celibashi veçon financimin e partive, apo dhe përdorimin e aseteve publike

16:41 / June 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717681925 osbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet parlamentare të 2025 janë afër dhe prezenca e OSBE bashkë me KQZ u bëjnë thirrje partive politike të japin kontribut në përmirësimin e standardit të këtij procesi dhe distancimin nga krimet zgjedhore.

“U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithëpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve. Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Zbatimi i ligjit duhet të sigurojë se individët të përfshirë në blerjen e votës dhe mashtrime të tjerë në zgjedhjet e kaluar të ndiqet penalisht sipas ligjit. Llogaridhënia është thelbësore për të frenuar shkeljet në të ardhmen. Krimi zgjedhore nuk duhet të tolerohet më. Komunikimi ndërmjet agjencive ligj zbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet duke siguruar veprime të shpejta kundër incidenteve të denoncuara”, tha Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi veçon shit-blerjen e votës, financimin e partive apo subjekteve zgjedhore dhe sjelljen e institucioneve shtetërore apo përdorimin e aseteve publike në fushatë si fenomenet më të rënda të zgjedhjeve.

“Do doja të sillja në vëmendje se ne mund ti adresojmë këto çështje nëse shmangim çdo lloj retorike. Retorika politike na humbet aftësinë dhe mundësinë për të gjykuar qartë mbi këto problematika dhe nëse nuk e bëjmë këtë do dështojmë. Nga çdo lloj kostumi të lëmë retorikat politike për problematikat e zgjedhjeve. Po përpiqemi të ndërtojmë mekanizma që të rrisnim ndërgjegjësimin jo vetëm të votuesve, por edhe partive politike dhe institucineve të tjera mbi këto çështje. Të ndërtojmë mekanizma reagues të menjëhershëm kur evidentojmë këto problematika”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ.

Në rol me peshë kundër krimit zgjedhor ka Prokuroria e Posaçme ku në takimin e thirrur nga OSBE dhe KQZ, prokurori Klodian Braho tha se për zgjedhjet e 2025, SPAK do të ketë një plan veprimi më aktiv për shitblerjen e votës.

“Ka rritje të hetimeve ndaj këtyre veprave penale. SPAK për 2025 do ketë një plan veprimi më të qartë për të qenë më aktive në rastet e shit-blerjes së votës. Seksioni i hetimit financiar ka 9 prokurorë e 30 hetues. Krimet zgjedhore ndodhin në një afat të shkurtër dhe është e pamundur që SPAK të jetë në çdo cep për 1 muaj. Kjo nuk është sfidë vetëm e SPAK por u përket të gjithë aktorëve, institucioneve dhe shoqërisë civile”, tha Klodian Braho, drejtues i Seksionit kundër Korrupsionit, SPAK.

OSBE zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.