Për shkak të remonteve të OSHEE, disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike për dy ditë rresht, nga ora 09.00 deri në orën 13.00.
Për shkak të punimeve në nënstacionin e Mëzezit do të ketë stakime për këto zona në Tiranë:
7 Nëntor
Bonifikimi, Paskuqan, Privat (Tulla, Interlines, Bonifikimi), Kashar (pjesërisht) dhe Yrshek
8 Nëntor
Autostrada1, Drejtoria e karburanteve, Privat (EuroDrin, Kaso, Skenderi), Serat “Babë Rexha”, Unaza e Re / Yzberisht, Rr. Qelqit (Kombinat), zona e ish-fushës “Misto Mame”, zona pranë KMY (pjeserisht), “3 Heronjtë”, Yrshek dhe Domje
