Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“OSHEE çoi paratë e shqiptarëve në parajsa fiskale”, Tabaku: Kompanitë offshore nuk duhet t’i afrohen parave publike!

14:11 / October 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabakuu 770x441 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se OSHEE paratë e shqiptarëve i ka çuar në kompani offshore.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Tabaku shkruan se kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

Ajo gjithashtu thekson se inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore , por nuk është i vetmi, ndërsa shton se ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.

Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi.

Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.

I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse.

Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.

Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare.

Sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore!

Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.