Për shkak të remontit të planifikuar në NST ”Uzina Dinamo” disa zona të kryeqytetit nga ora 09:00- 13:00, për 4 orë nuk do të kene energji elektrike.
Stakimet sipas njoftimit, fillojnë të hënën dhe përfundojnë të premten.
Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.
Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathire, Kodra e Kuqe të martën dhe të mërkurën dhe të enjten.
Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Boski”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.