Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë, kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund

23:19 / November 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kosovë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se ky rast është një tjetër krim makabër e njerëzor. Ajo ka shkruar se një Kosovë e tërë po vajton për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur dhe për jetën që u shua pa të drejtë. Ajo e quajti këtë ngjarje si  një krim makabër ç’njerëzore, e cila tha se pas kësaj ngjarjeje tronditëse nuk kishte fjalë për arsye se ato i kishte zëvendësuar dëshpërimi.

Presidentja e Kosovës e përmbylli duke thënë se përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal dhe se borxhi i tyre ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura dhe jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm e cila quhet DREJTËSI!

Postimi i plotë:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.

Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

Reagim Vjosa Osmani Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Rama prezanton 6 piketat e reja të Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, mbështetje për familjet e reja

14:56 / September 10, 2026

Projektligji për pagat e gjyqtarëve/ Ministri i Drejtësisë: Kuvendi do ta shqyrtojë në 17 shtator

12:21 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.