Teksa darkonin në oborr, banorët komentuan edhe një herë debatet që u zhvilluan gjatë spektaklit.
Një nga gjërat që diskutuan ishte sjellja e çiftit Luiz-Kiara. Bledi tha se Luizi në mënyrë të shëmuar, përmendi sëmundjen e Nitës dhe se ai u solidarizua me të, prandaj reagoi. Ai shtoi se Luizi përdor ofendime të tipit, “plakush”, “ke mbetur në derë” , duke thënë se ai në derën e tij është dhe se nuk është aspak etike të ofendosh në këtë mënyrë, apo të të përmendë tjetri moshën.
Nga ana tjetër, Dea solli në vëmendje situatën që ajo pati me Shpatin, kur Luizi e ofendoi. Sipas saj, Kiara nuk i tërhoqi vëmendje të dashurit të saj se është duke gabuar, por i tha Luizit që mos t’i kushtonte rëndësi asaj.
