I vetëm dhe nga ana e pasme e Parlamantit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në sallën plenare. Shefi i qeverisë ka hyrë në Kuvend nga dera e pasme, duke përshkuar në këmbë pedonalen “Murat Toptani”. Rama ka shmangur kështu përballjen me qindra protestues që janë grumbulluar në hyrjen kryesore të Parlamentit, në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, ku po bëjnë thirrje për largimin e tij nga pushteti.

