Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Pa zhurmë, por me komunikim”, Beqaj uron nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës: Suksese të gjithëve!

20:51 / September 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka uruar ditën e sotme të gjithë nxënësit dhe mësuesit veçanërisht ata të Shkodrës për nisjen e vitit të ri shkollor.

“Bashkë do t’ia dalim. Pa frikë, por me kujdes.Pa panik, por qetësi. Pa zhurmë, por me komunikim.

Vit të mbarë shkollor 2020 – 2021 të gjithëve nxënëseve dhe nxënësve, të gjithë mësueseve dhe mësuesve të Shkodrës.”, shkruan Beqaj në potimin e tij në Facebook.

Postimi

Nesër është dita e parë e vitit të ri shkollor në arsimin parauniversitar.

Në qarkun e Shkodrës, nesër, do të nisin vitin e ri shkollor 25,250 nxënëse e nxënës në shkolla publike e jopublike. Kthehen në klasa pas 6 muajsh. Dhe kjo është më e rëndësishmja. Edhe pse mes të panjohurash, distancimi, droje, në ndonjë rast edhe frike. Nuk kanë ndenjur kurrë kaq larg shoqeve e shokëve, klasave dhe mësuesve.

Suksese të gjithë!

Urimet më të veçantat për 1840 nxënës të qarkut Shkodër që do të shkojnë në klasë të parë. Do të mbajnë mend për gjithë jetën sesa e çuditshme ka qënë dita e parë e shkollës. As nëpër filma apo libra fantastiko shkencor nuk është treguar ndonjëherë një fillim i tillë viti shkollor.

Urime të veçanta edhe për 2450 maturantë të qarkut Shkodër. Do t’u duhet të shpenzojnë më shumë kohë në shtëpi për t’u përgatitur për provimet e maturës dhe përzgjedhjen e profilin e studimeve të larta.

Suksese edhe 2675 mësueseve dhe mësuesve. Në asnjë libër pedagogjie nuk është shkruar se si mund të zhvillohet procesi mësimor në kushte pandemie për gjatë gjithë vitit shkollor. Do t’u duhet të shpikni. Do t’u duhet të kujdeseni më shumë edhe për shëndetin e nxënësve tuaj. Lypet t’u mësoni nxënësve tuaj më shumë edhe për shëndetin, sëmundjet ngjitëse, viruset, mikrobet, tamponin, testimet, etj. Por edhe për solidaritetin, të mirën publike, të përbashkëtën.

Edhe ju prindër do ta keni më të vështirë këtë vit të ri shkollor. Përpos vështirësive që pandemia ka krijuar në punësimin apo sipërmarrjen tuaj, keni barrë më të rëndë për t’u kujdesur për shëndetin e fëmijëve tuaj, por edhe për çfarë e si do të mësojnë.

Bashkë do t’ia dalim.

Pa frikë, por me kujdes.

Pa panik, por qetësi.

Pa zhurmë, por me komunikim.

Vit të mbarë shkollor 2020 – 2021 të gjithëve nxënëseve dhe nxënësve, të gjithë mësueseve dhe mësuesve të Shkodrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.