Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pacientët me Covid-19 në gjendje të rëndë shkojnë në Turqi / Rama: Nuk i ndalon njeri, por asgjë mangët s’kanë këtu

16:15 / November 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka garantuar gjatë një fjalimi se pacientët me COVID-19 si në Turqi dhe në Shqipëri u ofrohet i njëjti trajtim.

Rama thekson se në luftën ndaj COVID-19 Shqipëria nuk ndryshon nga asnjë vend tjetër i botës edhe më të zhvilluar, si nga ana logjistike, farmaceutike e profesionale.

Po ashtu ai ka kërkuar që mos flitet keq për asnjë mjek, pasi thekson se deri më sot në Shqipëri asnjë prej tyre nuk është dorëzuar edhe pse prej muajsh kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj COVID-19.

”Do ishte bërë turpi dhe gazi i botës në COVID-19 do e kishte zënë me spitalet e Saliut dhe ndërmarrjen e Ilirit. Drejtuan spitalet bashkë me Saliun, të vinte COVID-19 kur spitalet s’kishin aparatura, aspirina, bluza, të gjithë mjekët, infermierët, punonjësit uniforma njësoj.

Pse shkoi në Turqi, nuk i ndalon njeri, po asnjë mangut nuk ka këtu. Turqia ka gjëra fantastike në drejtime të tjera, por në këtë drejtim nuk kanë më shumë se sa çkemi ne. Nga të gjitha pikëpamja, logjistike, farmaceutike, profesionale. Mjekët tanë në këtë front, dhe s’janë pak, janë 550, infermierët nuk janë pak, nuk janë pak 1800 mos gabohem.

Nxirrni dy fjalë të këqija për mua, jo nji, por jo për mjekët, sepse është mëkat. Ndërkohë që ne shkojmë në shtëpi dhe vijojmë jetën me masat, ata mos harroni kanë qëkur është shfaqur COVID_19 që kalojnë çdo ditë të jetës së tyre që punojnë me ato rroba të rënda lufte, dhe askush nuk është dorëzuar.

Çdo prind sot që ka një fëmijë sot duhet ta dijë që puna jonë nuk ka mbaruar. Puna nuk është që po e vazhdon një tjetër. O e mbarojmë ne, o kthejnë së prapthi aty ku ishte. ”- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.