Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

17:20 / September 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Padia në SPAK për pagat rrëzon realisht gjithë narrativën e një përpjekje parimore të prokurorisë Speciale kundër pandëshkueshmërisë.

Çështja e pagave, është etalon, pasi tregon thembrën e akilit të deformimit që i është bërë misionit dhe punës së në prokurorie speciale.

Një prokurori speciale, e cila është ngarkuar të merret me korrupsionin e nivelit të lartë dhe me krimin e oerganizuar nuk mund të jetë një audit, një arbitrazh, një artific civil që tundet në nenet e forta të Kodit  Penal dhe të Procedurës që e kanë ngritur SPAK.

I cili nuk merret me probleme që i takojnë KLSH-së, që i takojnë një denoncimi të një anonimi, i cili ka një mendim.

Një prokurori Antimafia merret me korrupsionin e lartë, atë të madhin, të cilin e ndjek dhe e nxjerr. Një mision q ënuk është i lehtë, por duke punuar pa zhurmë arrin të kapë provat për të çuar një subiekt në gjyq. Drejtësia është e bukur se është duel, mund edhe të dështosh, pasi subjekti ka alibi, mund të ketë edhe ekspertizë të mirë, ky është sistemi, megjithatë narracioni që krijohet në publik është baza.

Nëse publiku bindet që ka baz ënuk ka nevojë shumë për propagandë. Një ndjekje penale është çështje e rëndë, pasi mund të shkatërrojë jetë, ndaj kërkon një përpushtim, ndershmëri e korrektesë spartane.

Padia e sotme në SPAK e gjyqtarëve për ministrin e Financave është një skandal juridik në radhë të parë. Kush i jep të drejtë një gjyqtari që të kërkojë të drejtën në gjykatë për pagën e vet? A është ky konflikt interesi? Kokë e këmbë! Ndoshta ministri në fjalë edhe mund të ketë gabuar, por sot sistemi ynë i drejtësisë që reforma ne e ka dhënë ofron një diapazon të pafundëm. Është gjykata administrative, që e trajton çështjen me kopetencë sepse është administrative. Është Gjykata Kushtetuese që zgjidh konfliktet dhe e intepreton ligjin themeltar të shtetit në mënyrë të shteruar. Është gjykata e Lartë, e cila mund të krijojë një legjislacion tipik, në intepretimin e çështjes në fjalë në një rrjedhë ligjore.

Po pse padi? Gjyqtarët duan konflikt me ekzekutivin? Ja kjo është pika që derdh gotën, jo thjesht në rastin e pagave por në thelbin e çështjes së drejtësisë aktualisht. Të cilën qoftë Kushtetuesja, qoftë Gjykata e Lartë, mund ta trajtojnë që të mbyllin një rubinetë, që të kthejë në kënetë një sistem që vjen nga një reformë e dhimbshme e gjithnjë e më shumë problematike në publik.

deformuar gjyqtareve metaforma padia Pagat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sadushi: Pagat të zhbllokohen, situata duhet të marrë fund menjëherë! Kushtetuta nuk negociohet

16:17 / September 10, 2026

Dinjitet nuk ka vetëm deputeti…

11:09 / September 10, 2026

Republika popullore e protestës

17:59 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.