Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paditet në Gjykatën Administrative procesi në BKH, kandidatët: Ja hileja në përzgjedhjen e aplikantëve

11:19 / October 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bkh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Byroja Kombëtare e Hetimit është në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të kësaj strukture, por procesi është kontestuar me përfundimin e testit fizik.

Ka qenë një prej aplikantëve të skualifikuar i cili ka bërë padi në Gjykatën Administrative ndaj procesit, duke kundërshtuar aktin administrativ të komisionit të BKH që i ka skualifikuar nga gara. Ndërkohë kandidatët të tjerë kanë vendosur ti drejtohen me shkresë ankesë vetë institucionit.

Ata pretendojnë se ndryshe nga faza e parë që ishte ajo e testit psikologjik, ku i gjithë procesi është bërë transparent, ndërsa rezultati u bë i ditur vetëm 15 min pas provimit, në fazën e testimit fizik kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në padinë e bërë nga aplikanti thuhet se mungon një rregullore e hartuar nga kreu i BKH-së, Aida Hajnaj, që për të gjitha fazat e tjera ka hartuar një rregullore, për këtë jo. Kandidatët pretendojnë se nuk kanë patur dijeni se cilat ishin kriteret që duhej të përmbushnin në testin fizik që përfshinte ushtrimet pompa, palosje të barkut dhe vrapin 2.4 km.

Por pavarësisht kësaj padie BKH është duke vijuar me procesin e përzgjedhjes sepse ditën e sotme kandidatët që janë kualifikuar i janë nënshtruar sot testit të esesë me shkrim.Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se aplikantët zgjidhnin me short një nga 9 temat e esesë që kishin të bënin me korrupsionin në radhët e ministrave, në radhët e prokurorëve, të gjyqtarëve etj. Minimumi për kualifikim që ata do të duhet të merrnin ishte 15 pikë.

Më herët tirananews.al në një analizë të rezultateve zbuloi se shumë prej atyre që kanë fituar testin logjik, nuk kanë mundur që të kalojnë testin fizik. Në testin logjik u skualifikuan 30 kandidatë me pragun e deklaruar 12 pikë, ndërsa në testin fizik u skualifikuan 300 aplikantë pa u treguar se sa është pragu që duhet të arrinin.

Lexo edhe- ANALIZË / Do hetojnë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, BKH me “muskuj”, por pa “tru”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.