Prodhuesi i çokollatës “Hershey” është paditur në SHBA, pasi akuzohet se po shet produkte që përmbajnë nivele të dëmshme metali.
Padia e ngritur nga Christopher Lazazzaro pretendon se firma ka mashtruar konsumatorët duke dështuar të zbulojë sasitë e plumbit dhe kadmiumit në tre çokollata të zeza.
Kallëzimi i referohet gjetjeve të fundit nga revista amerikane “Consumer Reports” (CR), e cila testoi 28 çokollata të zeza për plumb dhe kadmium.
