Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paga mesatare në 900 euro, zv/kryeministrja Balluku: Qeveria miraton të premten programin

13:47 / April 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku prezantoi programin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, brenda 2 viteve të ardhshme, program që pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, ditën e premte. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Balluku tha se qeveria po studion edhe çështjen e rritjes së pensioneve.

Pyetje: Ju keni vendosur që tashmë brenda 2 vitesh të rrisni pagën mesatare në 900 euro. Por a do ta shoqëroni rritjen e pagës mesatare edhe me rritjen e pensioneve?

Belinda Balluku: Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket të gjithë programit për rritjen e pagave, që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që do të kemi një mbledhje plus këtë javë ditën e premte, pikërisht për çështjen e pagave.

Siç e ka thënë dhe kryeministri, patjetër siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do rriten dhe pagat, me një fazim 2 vjeçar, ashtu do të duhet të ndodhë edhe për pensionet.

Ditën e premte, Ministri i Financave do të ketë mundësinë që para jush ashtu si unë sot, të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë.

900 euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.