Lionel Messi është më i paguari në Evropë. Argjentinasi përfiton pothuajse dyfishin e parave që merr Cristiano Ronaldo, ndërsa në vend të tretë renditet Antoine Griezmann. Ky material është zbuluar nga francezja L’Equipe, që ka përllogaritur të ardhurat mujore të lojtarë, pa përfshirë taksat që derdhin në shtetin ku ushtrojnë profesionin e tyre.
Renditja
Lionel Messi (Barcelona): 8.3 milionë euro
Cristiano Ronaldo (Juventus): 4.7 milionë euro
Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 3.3 milionë euro
Neymar (PSG): 3.1 milionë euro
Luis Suarez (Barcelona): 2.9 milionë euro
Gareth Bale (Real Madrid): 2.5 milionë euro
Philippe Coutinho (Barcelona): 2.3 milionë euro
Alexis Sanchez (Manchester United): 2.3 milionë euro
Kylian Mbappe (PSG): 1.7 milionë euro
Mesut Ozil (Arsenal): 1.6 milionë euro
La Liga mban rekord për të ardhurat e lojtarëve, në 10-të të parët, 5 janë nga kampionati spanjoll, ndërsa nga Seria A është vetëm Ronaldo i Juventusit. Dy janë nga Franca dhe dy nga Anglia.