Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pagë deri 3.500 euro, cilët janë punëtorët gjithnjë e më të kërkuar në Europë?

14:06 / May 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Kamion i kuq 1068x6011681469144 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit profesionistë të automjeteve janë një nga profesionet më të kërkuara në tregun europian të punës. Pagat e ofruara nga kompanitë e logjistikës janë shumë mbi mesataren dhe shpesh shkojnë deri në 3500 euro, në varësi të rrugës. Një nga problemet ka të bëjë me moshën e shoferëve, sepse të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e atyre që aktualisht punojnë janë mbi 55 vjeç.

Ana tjetër e problemit të mungesës së shoferëve është se të rinjtë nuk duan ta bëjnë këtë punë sepse duan diçka ‘më të pastër dhe më të lehtë’ si industria e IT dhe marketingut. Mbetet për t’u parë nëse rrogat e larta do t’i tërheqin apo nëse pozitat e drejtuesve të autobusëve, për shembull, do të vazhdojnë të plotësohen nga punëtorë të huaj.

Në shpalljet e punës në internet shihet se kërkohen pothuajse të gjitha kategoritë e shoferëve: shofer kamionësh, autobusësh, furgonash, taksistë e të tjerë. Më të paguarit mes tyre janë padyshim shoferët e kamionëve dhe fitime të mëdha bëhen edhe nga shpërndarja e ushqimeve dhe produkteve të tjera në shtëpi.

Në një nga shpalljet në Kroaci në pozicionin për shofer kamioni për transport ndërkombëtar, paga e ofruar është 3300 euro. Siç thuhet në njoftim, punëdhënësi ofron punësim të përhershëm si dhe punësim me kohë të plotë, dhe kushti i vetëm është që të ketë të paktën një vit përvojë pune në transport ndërkombëtar.

Pagat janë të ngjashme në Slloveni. Një shoferi kamioni në Slloveni i ofrohet një pagë 3000 euro dhe kontratë njëvjeçare. Pagat për transportuesit e trafikut ndërkombëtar janë shumë të vështira për t’u specifikuar, thonë nga shoqata e biznesit të transportuesve ndërkombëtarë, sepse gjithçka varet nga itinerari që ata lëvizin.

kamione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.