I pranishëm në eventin e çeljes së programit për pagesat elektronike dhe Mastercard, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, raport që sipas tij duhet të ndryshonte.
Rama vuri në dukje se pas mbërritjes së ”Mastercard” në Shqipëri, tani është radha edhe e VISA. Kryeministri kujtoi që ky shërbim shumë vite më parë refuzoi Shqipërinë se nuk ishte interesante.
”Jemi optimist për të ardhmen sepse fuqia jonë është individi shqiptar. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë dhe kjo na bën optimistë për të realizuar. Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. Është e rëndësishme për ne.
Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa. I uroj shumë suksese edhe bankave, pasi ato kanë nevojë për suksesin”.