Mund t’ju ndodhë ndonjëherë të keni shtrëngim në gjoks dhe ju mund të mendoni se do pësoni ndonjë sulm në zemër. Por në realitet nuk është kaq dramatike dhe rrallë herë mund të ndodhë kjo gjë. Shumë njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se mund të kënë një sulm zemre edhe nëse nuk ndjejnë fare dhimbje në gjoks.
Në fakt, ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të hershme që mund të paraqiten deri në një muaj para një sulmi të zemrës. Shumica e këtyre shenjave mund të ngatërrohen lehtësisht me kushte të tjera ose thjesht anashkalohen. Veçanërisht nga gratë të cilat nuk i kushtojnë rëndësi dhe ka pak të ngjarë të kërkojnë kujdes mjekësor, thonë ekspertët. Parandalimi është gjithmonë më i mirë sesa kurimi, kështu që është e vlefshme të dini se çfarë të kërkoni.
Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese: 1. Lodhja Mund të na ndodhë gjithashtu të ndjehemi të lodhur herë pas here, por ekspertët thonë se lodhja ekstreme mund të jetë një shenjë e diçkaje jo normale. Sipas Healthline, gratë janë më të predispozuar të preken sepse ato shpesh mendojnë se këto simptoma janë të gripit. Të ndihesh i rrakapitur pa asnjë arsye ndodh muaj para se të ndodhë një sulm i zemrës. Prandaj kjo është arsyeja thelbësore pse duhet të shkoni tek një mjek sa më shpejt.
2. Dhimbje barku Dhimbja në bark, vjellja e zbrazët ose e plotë e stomakut, ndjenja e fryrë dhe stomaku i trazuar janë disa nga simptomat më të zakonshme. Rreth 50 përqind e rasteve të një sulmi në zemër përfshinin një lloj dhimbje barku. Sulmet në zemër kanë tendencë të prekin njerëzit e moshuar dhe këto shenja konsiderohen si urth ose komplikime të tjera të lidhura me ushqimin. Nëse normalisht keni problem me stomakun, atëhere nuk keni pse shqetësoheni.
3. Pagjumësia Pagjumësia është e lidhur gjithashtu me një rrezik të sulmit në zemër ose goditje në tru dhe është më i zakonshëm tek gratë. Simptomat përfshijnë vështirësi në fillimin e gjumit, vështirësi në mbajtjen e gjumit dhe zgjimin e hershëm të mëngjesit. Ekspertët kanë gjetur lidhje midis pagjumësisë dhe rrezikut të sulmit në zemër. Studiuesit në Kinë, zbuluan se njerëzit që kishin tre lloje të simptomave të pagjumësisë kishin 18 përqind më shumë të ngjarë të prekeshin një sulm në zemër ose goditje në tru.
4. Gulçim Zemra pompon gjak në mënyrë që të mund të qarkullojë në indet tuaja dhe të marrë oksigjen në mushkëritë tuaja. Nëse zemra juaj nuk mund të pompojë gjak në mënyrë të efektshme, shkakton probleme me frymëmarrjen dhe mund të çojë në një sulm zemre. Kjo simptomë diagnostikohet në 40 përqind të rasteve dhe është një ndjenjë e fortë e pamundësisë marrë frymë thellë.
5. Humbja e flokëve Humbja e flokëve konsiderohet të jetë një tjetër tregues i dukshëm i rrezikut të sëmundjes së zemrës. Ajo ka tendencë të prek më së shpeshti burrat mbi 50 vjeç, por disa gra gjithashtu mund të preken. Kushtojini vëmendje humbjes së flokëve, mund t’ju sinjalizojnë për një rrezik.
6. Rrahjet e parregullta të zemrës Problemet e ritmit të zemrës, të njohura si aritmi, ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës suaj nuk funksionojnë siç duhet. Rrahjet e zemrës mund të jenë të shpeshta, të ngadalta osë në mënyrë të çrregullt. Mund të ndihet si një zemër që fluturon ose vrapon dhe mund të shoqërohet me një sulm paniku. Kjo ndodh veçanërisht tek gratë.
Disa njerëz raportojnë që rrahjet e parregullta të zemrës zgjasin një deri në dy minuta. Nëse nuk zbehet, mund të ndjeni marramendje ose lodhje ekstreme. Nëse vuani nga kjo simptomë është e rëndësishme të flisni menjëherë me një mjek ose të telefononi ambulancën.
7. Djersitje e tepruar Djersitja më shumë se zakonisht, veçanërisht nëse nuk keni qenë aktiv mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme. Pompimi i gjakut rreth arterieve të bllokuara kërkon më shumë përpjekje nga zemra juaj, kështu që trupi juaj djersitet më shumë në përpjekje për të mbajtur temperaturën e trupit.
Gratë shpesh i ngatërojnë këto simptoma me simptomat e perjudhës së menopauzës. Por nëse zgjoheni dhe çarçafët janë të lagur ose keni djersitje të ftohtë atëherë ia vlen të këshilloheni me mjekun tuaj.
8. Dhimbje në kraharor Dhimbja në gjoks, ose siklet, është një nga shenjat më të zakonshme të hershme të një sulmi në zemër. Njerëzit që e kanë përjetuar një të tillë thonë se ndihesh sikur ke një elefant që qëndron në gjoks. Të tjerë thonë se është më shumë një shtrëngim në kraharor ose ndjesi shtrydhëse.
Dhimbja në gjoks ka tendencë të prekë vetëm 30 përqind të grave, prandaj kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të njihni shenjat e tjera. Nëse vuani nga kjo simptomë, flisni menjëherë me mjekun tuaj.