Ledri Vula është një nga reperët më të dashur për publikun. Dhe ky vit ka qenë shumë i suksesshëm e produktiv për të.
Së fundmi, ai duket se ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri. Ledri ka publikuar një foto ku shfaqet veshur me shumë stil dhe shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, teksa pozon para flamurit amerikan, duke na paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re.
“Shihemi me Amerikana”, ka shkruar reperi, duke na zbuluar kështu edhe mbase titullin e projektit të ri.
Sakaq, projekti i tij i fundit, është bashkëpunimi me reperen Tayna, “Hala”, që ka rezultuar një sukses.
