Katër orë para derbit të kryeqytetit është mbyllur sporteli i biletarisë pranë ”Selman Stërmasit” pasi të gjitha biletat janë shitur. Duket se interesi për ndeshjen është tepër i madh dhe dyert e stadiumit do të hapen dy orë para ndeshjes, në 17:00 për të shmangur rradhët e gjata në stadium.
Bëhet me dije se janë shitur 8089 bileta, nga të cilat 1818 mijë i përkasin ekipit ”mik” Partizanit, dhe pjesa tjetër 6271 mijë vendasve të Tiranës. Vlen për t’u përmendur fakti se pas shumë kohësh në këtë derbi, Tirana përballet ndaj Partizanit duke qenë më lart në renditje se të kuqtë, edhe pse bardheblutë kanë 5 vite që nuk fitojnë ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm, saktësisht nga 10 shkurti i 2014.
Ndërkohë KF Tirana bën apel në faqen e tyre zyrtare se sendet e forta, shishet plastike, xhestet antisportive dhe çdo veprim tjeter që dëmton skuadrën, klubin dhe tifozët e Tiranës, nuk duhet të shfaqet sot në stadium.
