Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pak para proteste, Veliaj: PS do fitojë jo vetëm Tiranën, por edhe Lezhën e Matin

17:24 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VELIAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, njëherësh edhe kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur se Tirana nuk do ta ulë kokën. Veliaj theksoi se koha ka treguar se kryeqyteti pavarësisht pushtuesve që kanë kaluar ka ditur që ti bëjë ballë dhe jeta të vijojë. “Tirana nuk e ul kokën kurrë. Dhe pasi të mbaroni çmendurinë tuaj, Tirana do të jetë prapë xixë. Kur të mbarojë data 30 qershor, PS do të qeverisë Shkodrën. Mund të vini me molotov, mund të vini me fishekzjarre, por kur të mbarojë data 30, PS do të qeverisë Kamzën. Mund të vini me kapsolla, me tulla, por në 30 qershor PS do qeverisë edhe Lezhën, mund të vini me gangstera, PS do qeverisë Burrelin dhe Matin, mund të vini me dhunë, por PS do qeverisë Mallakastrën, Skraparin, mund të vini me kuaj, me biçikleta, por në datën 30 qershor, PS do qeverisë Gjirokastrën. Mund të vini si të doni, dhe bëni çfarë të doni, PS do të qeverisë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë”, tha Veliaj.

Kandidati i së majtës theksoi se 30 qershor qytetarët e Tiranës e kanë të qartë zgjedhjen, pasi do të vendosin para interesin e familjeve dhe të fëmijëve të tyre. “Ky është momenti ynë për të vazhduar punën e  nisur dhe për t’ju bashkuar skuadrës fituese të Edi Ramës në të 61 bashkitë në të gjitha këshillat, në 30 qershor nr. 30 dhe nr. 2 për një mandat të dytë në krye të Tiranës nën drejtimin e duhur.  Tirana është e jona për dashurinë ndaj familjeve tona, fëmijëve tanë, vëllezërve. Forca për një fitore spektakolare”, theksoi Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.