Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pakti për Universitetin: Brenda 31 marsit plani i detajuar për Kampusin Universitar

21:43 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
universiteti i tirsne
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampusi Universitar i Tiranës vlerësohet si domosdoshmëri për jetën akademike, ndaj dhe Pakti për Universitetin parashikon që brenda datës 31 mars 2019 të hartohet një plan veprimi i detajuar për jetësimin e këtij projekti. Mungesa e kampuseve universitare në Shqipëri është dëshmi e neglizhencës së tejzgjatur të udhëheqjes së IAL-ve, por edhe indiferencës së autoriteteve publike ndaj nevojave më thelbësore në përditshmërinë e jetës studentore, si zhvillimi i kurseve dhe aktiviteteve rinore dhe bashkëveprimi komunitar.

Ndaj paraqitet si domosdoshmëri konceptimi dhe ndërtimi i një kampusi universitar për Tiranën dhe Durrësin, i cili do të lidhte dy universitetet kryesore dhe hapësirën urbane më të madhe të vendit, së bashku me infrastrukturën e duhur të transportit publik për studentët. Pikërisht për këtë, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 184, datë 26.12.2018, u ngrit Grupi Ndërinstitucional i Punës (GNP) për vlerësimin e gjendjes dhe propozimin e masave për përmirësimin e infrastrukturës së Kampusit Universitar të Tiranës, me qëllim përshtatjen dhe zgjerimin e mjediseve universitare për ushtrimin e veprimtarive akademike e social-kulturore, krijimin e bibliotekës studentore dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera në funksion të studentëve.

GNP është i ngarkuar që brenda datës 31 mars 2019 të paraqesë raportin përfundimtar për detyrat e ngarkuara, përfshirë një plan veprimi të detajuar me hapat që do të ndërmerren, me qëllim jetësimin e projektit për Kampusin Universitar të Tiranës. Për jetësimin e projektit, përveç autoriteteve shtetërore përgjegjëse, janë ftuar për kontributin e tyre, përfaqësues të bashkisë Tiranë, ekspertë të fushës, përfaqësues të qarqeve akademike, të shoqërisë civile dhe të studentëve. /atsh/

universiteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.