Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pakti Zaev-Besa, ja si do të zbatohen 3 pikat e dakordësuara

23:44 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetësia për shqiptarët “Maqedonisë” dhe jo “maqedonase”, kujdesi i barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në diasporë si dhe shënimi i përkatësisë etnike në kartat e identitet. Këto janë 3 pikat e dakorduara mes Qeverisë dhe “Besës” opozitare, e cila në këmbim i dha dy vota deputetësh për ndryshimet kushtetuese. Po çfarë garancie ka marrë “Besa” se këto pika do të zbatohen?

“Çështja e shtetësisë që implikon në 5 ligje, norma kushtetuese të cilën ne e kemi vendosur, është garanca e cila detyrimisht, në bazë të Marrëveshjes së Prespës, kur do të hapen këto ligje, do të duhet të konsultohet ky nen i ligjit kushtetues për të arritur deri tek ajo që e kemi dakorduar. Sa i përket ligjit për grafën shtesë në letërnjoftim, ajo po ashtu rregullohet në suaza të këtyre ndryshimeve pasi që e dimë se një nga ato 5 ligje është edhe ligji për dokumentet personale, gjegjësisht ligji për letërnjoftime”, tha Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithsëhm i lëvizjes “BESA”. Teksti i marrëveshjes mes “Besës” dhe Qeverisë është i njëjti si ai që u publikua në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Kjo është garanci dhe tani përgjegjësia më e madhe e zbatimit i kalon Qeverisë, thotë Hoxha, duke shtuar se “Besa” do të mbetet vëzhguese e ndryshimit të të gjitha ligjeve. Afatet kohore janë po të njëjtat si ato të parapara sipas Marrëveshjes së Prespës.

“Kjo marrëveshje është e garantuar ndërkombëtarisht dhe edhe sikur të mos varet nga marrëveshja që e kemi bërë me Qeverinë, ata janë të detyruar që të respektojnë afatet që i kanë caktuar vetë me Greqinë dhe e kanë patjetër që këto çështje duhet të realizohen në afatin e paraparë me Marrëveshjen e Prespës” , tha Arjanit Hoxha, sekretar i përgjithsëhm i lëvizjes “BESA”. Ditët para ndryshimeve kushtetuese të 11 janarit ishin plot tension. Kjo sepse Lëvizja “Besa” dy votat e deputetëve të saj i kushtëzoi me kërkesat që kishin ndaj qeverisë. Zaev pa këto dy vota kishte vetëm 79 vota, ndërsa i duheshin 80 që në Maqedoni Marrëveshja e Prespës të merrte jetë.

marreveshja zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.