Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paloka për çështjen “McGonigal”: Skandal me përmasa ndërkombëtare! Rama duhet të japë dorëheqjen

15:11 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Paloka ka komentuar zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, qëndrimin e opozitës dhe maxhorancës për hetimin amerikan.

Në një lidhje me News24, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së u shpreh se nga akuza për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal ka dalë vetëm maja e ajsbergut. Ai tha se Rama është nën hetim dhe akuzohet indirekt për korrupsion dhe se SPAK duhet të nisë hetimet.

“Është skandali më i madh. Kjo qeveri që skandali i zë skandali dhe ai i radhës është dhe më i madh se ai paraardhës bën këtë gjë. Ky është skandal i përmasave ndërkombëtare. Skandal politik, demokratik. Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë, shefin e kundërzbulimit e FBI-së, njeriu që presupozohet të jetë nga më të sigurtët”, tha Paloka.

 “Rama citohet me emër, sepse përmendet dhe qeveria e Kosovës, kurse Rama citohet me emër. Gjithë aktakuza përfshin Ramën dhe këta personazhet, por në faqen e fundit kërkohet që të gjitha kontaktet, emailet të vihen në dispozicion të grand jurisë. Kjo ndodh vetëm kur personi është nën hetim. Rama është i implikuar direkt dhe nuk mund të thotë ç’lidhje kam unë. Kemi një institucion këtu, SPAK-un i cili detyrimisht pas këtyre akteve të drejtësisë amerikane duhet të hyjë në veprim. Kryeministri i një vendi indirekt akuzohet për korrupsion sepse aty thuhet se janë përdorur informacionet e zyrtarit të FBI për të goditur opozitën shqiptare. Ky Neza i pagoi na xhepi këto para. Ky Duçka që e shëtiste dhe i paguante drekat e darkat për kë i bënte. Ajo që ka dalë në aktakuzë është maja e ajsbergut. Aty ka përgjime, emaile dhe e gjithë korrespodenca e kryeministrit është e kontrolluar. Ai s’mund të fshehë kokën si struci. Çfarë ka dalë është maja e ajsbergut”, tha Paloka.

Charles McGonigal paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.