Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar të vlefshëm takimin e sotëm me kolegun e tij demokrat, Gazment Bardhi.
Pas një ore në kafe me Bardhin, Paloka tha se takimi nuk mund të cilësohej si i dështuar, pasi nga pala tjetër ishte shfaqur vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët.
“Kur të kemi diçka për ju do ju njoftojmë, nuk keni nevojë të na ndiqni si sot. Nuk mund të quhet i dështuar takimi i sotëm. Ka vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju lutem, kaq për sot, kur të kemi diçka më shumë, do ua them”,-tha Paloka për gazetarët.
