Partia Demokratike rikthehet në tryezën e Këshillit Politik me një kërkesë të pandryshuar, që koalicionet të mos preken. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë sot se modeli i koalicionit është pjesë e ndryshimeve të kodit zgjedhor që u realizuan mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.
“Ne marrëveshjen e 5 qershorit është mëse e qartë që koalicionet qëndrojnë në formën që janë edhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë në kodin zgjedhor preket atëherë është prishur marrëveshja e 5 qershorit, kjo është e qartë për ne dhe partneret që kanë dalë garantë për marrëveshjen e 5 qershorit”, deklaroi Paloka, gjatë një interviste për Vizion Plus.
Më tej, ai ka thënë se në Këshillin Politik, PD do të diskutojë edhe për çështjen e listave te kandidatëve për deputet. “Kemi propozuar hapjen 100% të listave, megjithatë jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje lidhur me këtë pikë ”, tha ai.
Përsa i përket konsultimeve që do të zhvillohen të premten tek zyra e Ilir Metës, PD do të propozojë 18 prillin si datën më të afërt të lejuar nga Kodi Zgjedhor. “Propozim konkret ne kemi prej 4 vjetësh, një ditë e më parë të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, një ditë e më parë të largohet kjo qeveri, një ditë e më parë të largohet Rama, është një ditë më shumë e fituar për shqiptarët”, nënvizoi nënkryetar demokrat!”,-tha ai.
