Paloma, Fifi, Iliri dhe Arditi u dënuan mbrëmjen e djeshme nga “vëllai i madh” për shkak se kishin thyer rregullat. Andaj ata duhet të qëndrojnë për dy ditë në dhomën e dënimeve me njëri-tjetrin ku do i binden një rregulloreje të caktuar. Megjithatë, përveç vështirësive që mund të hasin këto ditë, konkurrentët po përshtaten shumë mirë me kushtet e reja.
Kështu, Paluma ka marrë sot rolin e “fallxhores” dhe i ka parë Ilirit filxhanin, ku zbuloi disa gjëra rreth jetës së tij personale. Ajo i tha balerinit se bashkëshortja e tij, Emanuela del se është e ngarkuar emocionalisht këto kohë. Ndërkohë, Paloma ka parë se ajo dhe Iliri do bëhen prindër për herë të dytë. Kujtojmë se çifti ka një vajzë, por tashmë sipas Palomës, do bëhen me një djal.
A do realizohen parashikimet e Palomës? Mbetet për tu parë.