Ministria e Mbrojtjes ka publikuar foto të shpëtimit të një fëmije nga bordi i skafit që pësoi avari në det me 18 klandestinë.
Falë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi, të drejtuar dhe koordinuar nga Roja Bregdetare dhe me bashkëpunimin e Guardia di Financa dhe Policisë Kufitare u bë e mundur shpëtimi i tyre. Mësohet se në bord kanë qenë 18 persona, mes tyre edhe gra.
Lexo edhe- Skafi pëson defekt, si u shpëtuan në Durrës 18 persona
Tanimë pas rojes bregdetare, ngjarjen e ka marrë në dorë Policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh në këmbim të parave.