Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë.
Mes dhimbjes e lotësh, e ëma e Silvana Gushit ka përcjellë sot për në banesën e fundit të bijën dhe dy mbesat, Evën dhe Anastasian. Pamjet trishtuese tregojnë të ëmën e SIlnvanës të veshur me të zeza, e cila duket se nuk mund të qëndrojë dot në këmbë nga dhimbja, ndërsa thërret me të madhe ‘o lulet e nënës çfarë më bëtë’!
Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, që humbën jetën në aksidentit tragjik të një dite më parë, iu dha sot lamtumira e fundit nga familjarët, mes dhimbjeve dhe lotëve.
