Olena Zelensky, bahskëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy njëherësh edhe zonja e parë e vendit, ka publikuar disa pamje të trishta nga lufta në Ukrainë.
Nëpërmjet një videoje që ka shpërndarë gruaja e presidentit të Ukrainës, vërehen gratë me fëmijët e tyre teksa strehohen nëpër bodrume. Shihen gra duke përgatitur koktej molotovi e në një sekuencë të shkurtër edhe bashkëshorti i saj, i cili kishte publikuar një video nga qendra e Kievit.
Olena Zelensky ka deklaruar se ajo dhe vendi i saj s’kanë për t’u dorëzuar. Ndërkohë ka gjetur rastin ti drejtohet dhe botës, duke thënë se ukrainasit janë duke luftuar edhe për paqen nëpër shtetet e tjera.
“Kjo është një video për ta parë bota – ne jemi në luftë. Për shkak të sulmit të Putinit, ukrainasit duhet t’i marrin fëmijët e tyre nëpwr bodrume çdo natë dhe të luftojnë armikun nën muret e shtëpive të tyre. Ukraina është një vend paqësor. Ne jemi kundër luftës dhe nuk kemi sulmuar të parët. Por ne nuk do të dorëzohemi. E gjithë bota, shikoni: ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja”, ka shkruar Zonja e Parë e Ukrainës.
