Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Kavajë.
Njoftohet se rreth orës 13:10, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër”, efektivi i policisë Murat Xhahysa ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë.
Për pasojë ai ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë në spital ku po merr kujdes shëndetësor. Nga pamjet duket momenti kur automjeti, që po ecte me një shpejtësi të lartë, përplaset me shtyllën.
Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër” mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
