Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pamje të rënda, momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga “Range Rover-i”, si i fshinë autorët gjurmët e krimit

13:58 / February 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“News 24” siguron pamje nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjecarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit. Siç shihet në foto, pengmarrësit fillimisht janë të maskuar.

Pasi mbërrijnë në garazhin e resortit, me automjetin luksoz Range Rover, me të cilin rrëmbyen Prengën, e nxjerrin trupin e pajetë të tij dhe e fusin në një furgon të bardhë te mbyllur. Burime pranë laboratorit kriminalistik thanë për “News 24” se të dyshuarit janë përpjekur të fshijnë të gjitha gjurmët e krimit, duke ndërruar rrobat dhe duke pastruar dyshemenë me solucion.

Ata shfaqen më pas duke dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, por pa ia dalë mbanë. Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve, tyre, si dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, ndërsa Ardian Doçaj u vetëdorëzua. Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut, edhe pse kërkimet e deritanishme për gjetjen e kufomës nuk kanë dhënë rezultat.

Hetimet për pengmarrjen u kryen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim të ngushte me policinë e Shtetit. Institucioni i akuzës në kryeqytet ka larë duart tashmë nga kjo dosje duke ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndryshe SPAK, për faktin se ka dyshime të forta bazuar në prova, se autorët kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.

Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait./ Balkanweb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani ende pa marrëveshje

08:27 / August 17, 2026

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

08:22 / August 17, 2026

Përplasje e fortë e automjeteve në aksin Shëngjin-Lezhë, 2 fëmijë mes të plagosurve

08:15 / August 17, 2026

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.