Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pamje të rënda/ Qeni kafshon fëmijën, aktivistët i sulen Bashkisë pse sterilizoi!

11:30 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
36d206b1 2e7d 4fff 948f 001d1263cb2e 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen endacak. Pamjet qe mbërrijnë në redaksi, tregojnë fëmijën nga një zonë periferike e Tiranës, të kafshuar nga qeni dhe më pas të trajtuar menjëherë në spital. Ka qenë i ati i fëmijës, z. Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10 vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak, i cili mësohet të ketë qenë i llojit pitbull.

Odise Koka, shprehet se dëmi fizik, e më pas ai emocional për djalin e tij dhe familjen e tyre është shumë i madh dhe kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e këtyre rasteve agresive. Ai tregon se nuk është normale që në vitin 2021, të flitet akoma për qen që sulmojnë fëmijët në mes të qytetit.

Nga ana tjetër, mësohet se Bashkia e Tiranës, ka vepruar duke e kapur qenin dhe e trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë kjo në fuqi, e cila po aplikohen prej disa vitesh tashmë. Por, kjo situatë mesa duket ka sjellë pakënaqësi mes aktivistëve në mbrojtje të kafshëve, të cilët protestojnë para Bashkisë së Tiranës mbi kapjen e qenit endacak, i cili kafshoi në mënyrë makabre fëmijën 10 vjeçar.

Fenomeni i qenve të braktisur.

I shohim shpesh në qytet, me pronarët e tyre të cilët “reklamojnë” qenin nëpër rrugët e Tiranës sikur të ishte një trofe. E kemi fjalën për ata kafshëdashës të cilët zgjedhin të marrin raca të llojit pitbull ose rotëajler, të njohur si raca agresive. Por, pasi i mbajnë disa muaj dhe i rrethojnë me “përkujdesje” duke promovuar dashurinë ndaj kafshëve, i braktisin si pa të keq. Pikërisht, këta qen të heëdhur në rrugë si pa të keq, nga ata që deri dje i “donin shumë” kthehen shpesh herë në burim kafshimesh dhe shqetësimi serioz të lagjeve të Tiranës.

36d206b1 2e7d 4fff 948f 001d1263cb2e
67ea6b9f a286 4660 8e31 cfc42db6ab96

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, votohet buxheti 2027 dhe paketa fiskale, opozita me 40 amendamente

08:37 / November 26, 2026

Konferenca e Dytë e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor/ Rama ndan pamjet: Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë

08:31 / November 26, 2026

Mbyllet samiti BE-Ballkan në Bruksel, reformat zhbllokojnë 338 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Tirana drejt BE-së me ritëm mbresëlënës

20:28 / November 25, 2026

Marta Kos në Tiranë, takim në Kuvend për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

20:09 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.