Sirenat e luftës në Ukrainë në Ukrainë nuk njohin të ndalur, teksa beteja vazhdon për të 19-ën ditë për shkak të pushtimit rus të vendit, që prej 24 shkurtit. Një shpërthim me bombë pranë qytetit verior të Kievit ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur tre të tjerë, thonë burimet zyrtare ukrainase.

Ndërkohë 15 persona të tjerë u shpëtuan nga zjarri, ndërsa 63 të tjerë u evakuuan nga ndërtesa. Zjarri është shuar pak para orës 8 të mëngjesit sot. Pallati 9-katësh u përfshi nga flakët pas një bombardimi rus në orën 5 të mëngjesit në lagjen Obolonsky të kryeqytetit ukrainas
#Obolon, #Kyiv. pic.twitter.com/doHHABXpte
— NEXTA (@nexta_tv) March 14, 2022
Ndërkohë, në orën 10:30 me orën lokale sot pritet të zhvillohet raund i ri i negociatave përmes një telekonference mes dy vendeve, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke paralajmëruar se ” është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të bien ” në tokën e NATO-s.
