Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pamjet ‘blinduan’ rrjetin/ Ja çfarë i tha Ibrahimovici – Lukakut, komenti që tërboi sulmuesin belg

12:47 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Esr618UW4AgHshg 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku – dikur bashkëlojtarë në Manchester United – u përfshinë në një përleshje verbale të paparë në fushë të martën në derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit. Sulmuesi i Milanit Ibrahimovic u akuzua për gjuhë ra ciste dhe ofenduese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Por raportohet se Ibrahimovic e ka mohuar se kishte përdorur gjuhë raciste ndaj Lukakut. Si ndodhi incidenti mes tyre? Lukaku e fitoi Ibrahimovicin të takoheshin jashtë pas ndeshjes. Ibrahimovic qeshi dhe i tha: “Në rregull, ftoje dhe nënën tënde”. Kjo e tërboi dhe e ndezi sulmuesin belg, të cilin mezi e përmbanin bashkëlojtarët e vet. Zlatani më pasi i tha: ‘Bëje ritualin tënd të leshit voodoo”.

Tërbimi i Lukakut vazhdoi të rritej dhe ai ia ktheu Ibrahimovicit “Pirdhuni ju dhe gruaja juaj” teksa e ndoqi suedezin drejt tunelit pas përfundimit të pjesës së parë. Kjo u lexua në Itali si shprehje raciste, por Sky Sport Italia raporton se përfaqësuesin e Milanit kanë siguruar se Ibrahimovici e ka mohuar çfarëdo ofendimi racor.

Besohet se Ibrahimovici po i referohej një deklarate të njërit prej pronarëve të Evertonit, Farhad Moshiri, i cili më 2018 kishte thënë se Lukaku e kishte hedhur poshtë ofertën e tyre të re pasi e kishte marrë nje mesazh “voodoo”.

“Ne i ofruam kontratë më të mirë se Chelsea dhe menaxheri i tij erdhi për ta nënshkruar. Robert (Elstone, shefi ekzekutiv i Evertonit) ishte aty, çdo gjë ishte në vend, kishte edhe gazetarë jashtë, por pastaj në takim Rom i telefonoi të ëmës. Pastaj tha se ishte në pelegrinazh në Afrikë apo diku, se duhej ta bënte një voodo dhe se e kishte pranuar një mesazh që i thoshte së duhej të shkonte në Chelsea”, kishte thënë Moshiri para tri vjetëve.

Lukaku e kishte mohuar tërë këtë ngjarje dhe iu bashkua Manchester Unitedit e jo Chelseat siç pretendonte Moshiri. Përfaqësuesi belg e kishte kërcënuar Moshin me padi për atë deklaratë. Një përfaqësues i Lukakut kishte shpjeguar më vonë: “Romelu është besimtar katolik dhe voodoo nuk është pjesë e fesë së tij. Ai thjesht nuk kishte besim në Evertonin e as në projektin e Moshirit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.