Ish -ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar Drejtorinë e Policisë së Tiranës së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia pasi mësuan vendimin e Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili e dënoi me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve. “Balkanweb” publikoi foton e fundit të ish-ministrit socialist me avokatin e tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Pas mbylljes së procedurave formale. ai do t’i drejtohet burgut 313, ku do të kryejë dënimin e dhënë sot nga Apeli i GJKKO.