Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia e Covid-19, administrata shqiptare përgatitet për të punuar nga shtëpia

18:21 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata shtetërore duhet të përgatitet për të kaluar një pjesë të madhe të punonjësve në punë nga shtëpia.

Një udhëzim i fundit i Departamentit të Administratës Publike u bën thirrje të gjithë institucioneve të përgatisin listat e nëpunësve që do të kryejnë detyrat e tyre “online”.

Numri i punonjësve në shtëpi do të përcaktohet nga sipërfaqja e institucionit, për të garantuar largësinë fizike prej 2 metrash.

Për punën nga shtëpia, çdo punonjës duhet të pajisjet me mjetet e nevojshme si kamera, kufje, mikrofonë, apo edhe kompjutera në pronësi të institucionit.

Nëpunësit do të aksesojnë edhe nëpërmjet telefonit e-mailet e tyre zyrtare dhe dokumentet “online”. Ndërsa puna do të monitorohet nga eprorët, duke zhvilluar rregullisht edhe videokonferenca, raporton A2.

Ndërsa për punonjësit që do të vazhdojnë të punojnë në zyra, kërkohet zbatimi rigoroz i masave shëndetësore dhe minimizimi i kontaktit me qytetarët, duke ofruar një pjesë të shërbimeve publike “online”.

Plani i administratës përcakton edhe mundësinë për ndryshime orari për prindërit, në varësi të orarit të mësimit të fëmijëve të tyre, gjithmonë duke respektuar 40-orëshin në javë.

Fillimisht, puna nga shtëpia për administratën u zbatua në mars dhe më pas sërish në maj. Ndërsa gjatë periudhës së fundit, një pjesë e madhe e administratës që nuk ka punë fizike ka kaluar në punë nga shtëpia, në disa raste deri në 70% të institucioneve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.