Kreu i Partisë Demokratike në një dalje për mediat tha se pandemia ekonomike po zëvendëson COVID-19 duke u shprehur se Shqipëria po shkon drejt një krize të thellë.
“Qeveria Rama nuk ka hequr dorë nga një tipar karakterizues që ditën e parë vendosi interesat e një grupi të ngushtë oligarkësh mbi interesat e 3 milionë shqiptarëve”, tha Basha.
Sipas tij e vetmja gjëe re në Shqipërinë e Edi Ramës janë PPP-të dhe konçesionet korruptive.
