Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia, Rama: Vaksina nuk është me detyrim, të këpusim zinxhirin e infektimit

11:50 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama nerva
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra lidhur me procesin e vaksinimit dhe ngurrimin për vaksinimin me AstraZeneca të mësuesve për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me këtë vaksinë.

Ai tha se procesi i vaksinimit është me dëshirë dhe jo me detyrim. “Vazhdojmë procesin e vaksinimit që po ecën mjaft mirë pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara në ditët e fundit për shkak të lajmeve të hapura për Astrazeneca dhe pezullimit në disa vende që deri tani s’ka nxjerr asnjë problem. Pro ritet numri i mësuesve të interesuar për t’u vaksinuar, që është me dëshirë dhe jo me detyrim, është normale të ketë dhe hezitime. Ajo që për ne është e rëndësishme është të rrisim çdo ditë intensitetin me qëllim që të këpusim sa më shumë hallka zinxhiri infektimesh dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për të marrë mbarë të gjithë kategorinë e moshave mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar me nën 60 me ato që thashë. Sigurisht që vaksinimi është njëra anë e medaljes së kësaj lufte, ana tjetër është respektimi i rregullave. E përsëris kjo është sfida e sfidave, të gjitha të tjerët vijnë pas kësaj”, tha Rama.

Referuar dhe takimeve për fushatë elektorale, ai tha se kjo sfidë nuk ka parti.

“Janë partitë e KCK që dalin bashkë me dhëndrin para dhe gjoja spontanisht mblidhen ca dasmorë me flamuj, dy gishta e ulërima dhe krijojnë një vatër potencial infektimi mu në mes të qytetit. Këto janë gjëra që duhen shmangur. Kjo sfidë nuk ka parti, nuk ka as lidhje me dallimet që kemi”, tha ai më tej.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.