Banorët e lagjes “Haxhias” në Elbasan janë tronditur nga një shpërthim që ka ndodhur në një shtëpi të braktisur mesditën e kësaj të mërkure.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, “në një banesë të rrënuar ka rënë zjarr. Nga hetimet paraprake dyshohet se në shkurret rreth banesës kanë qenë të fshehur disa fishekë të vjetër të cilët si pasojë e zjarrit kanë plasur”.
Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, dhe se zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e shkakut.