Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Panik tek banorët/ Adoleshentët qëllojnë me armë në ajër dhe…

11:24 / January 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arma shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka vënë në pranga një 16-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 15-vjeçar pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Hot i Ri. Ndërkohë 4 adoleshentë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për prishje të qetësisë dhe rendit.

Policia është organizuar duke ngritur një grup drejtimi, pasi personat që qëllonin ishin adoleshentë dhe për të shmangur që ndërhyrja të mos kishte pasoja.

NJOFTIMI I PLOTE

Shkodër

Qëlluan me armë zjarri në ajër, në fshatin Hot i Ri, reagimi në kohë i Policisë vë në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim një 15-vjeçar, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç, për prishje të rendit e qetësisë publike.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, më të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë ardhur telefonata nga banorët se midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re po qëllohej me armë zjarri nga disa adoleshentë.

Me marrjen e informacionit, është organizuar puna duke ngritur një grup drejtimi për shërbimet e Policisë që do shkonin në vendngjarje, për shkak se personat që qëllonin ishin adoleshentë, me qëllim që gjatë ndërhyrjes së Policisë të mos kishte pasoja.

Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe me profesionalizëm neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Shërbimet e Policisë, në vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z..

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 16 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, të Bashkisë Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.