Nuk e kurseu habinë për mungesën e ftesës nga ana e Christian Panuccit për ndeshjet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020-ës dhe menjëherë dha një tjetër përgjigje në fushën e lojës.
Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Sion, në duelin kundër Grasshopers, teksa kishte edhe një mini-derbi kuqezi mes tij dhe Arlind Ajetit e Bujar Likës nga krahu tjetër. Anësori i Kombëtares Shqiptare dha dy asiste në pjesën e parë, që u shndërruan në gola nga futbollistët e Sionit, por kur sfida ishte 2-0 për vendasit, incidentet në shkallët e stadiumit, bënë që takimi të ndërpritej.
Kjo pasi tifozët e Grasshopersit, një skuadër që rrezikon rënien nga Superliga zvicerane, protestuan ashpër, duke hedhur flakadanë të shumtë, gjë që u pasua nga vendimi I arbitrit për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.