Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa dënon Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje

12:25 / January 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku kritikoi të hënën Iranin për përdorimin e dënimit me vdekje kundër demonstruesve që kërkonin respektim më të madh për të drejtat e grave. Vërejtjet e Papës, të bëra në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve të akredituar në Vatikan, ishin më të fortat e tij që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare në Iran pas vdekjes shtatorin e kaluar të gruas kurdo-iraniane, 22-vjeçares, Mahsa Amini, në një qendër paraburgimi nga policia.

Në fjalët e tij, Françesku e lidhi kundërshtimin e Vatikanit ndaj abortit me kundërshtimin e tij ndaj dënimit me vdekje, duke thënë se të dyja janë shkelje e të drejtës themelore për jetë. “E drejta për jetë kërcënohet gjithashtu në ato vende ku vazhdon të shqiptohet dënimi me vdekje, siç është rasti në këto ditë në Iran, pas demonstratave të fundit që kërkonin respekt më të madh për dinjitetin e grave”, tha Françesku.

“Dënimi me vdekje nuk mund të përdoret për një drejtësi shtetërore të supozuar, pasi ai nuk përbën një pengesë dhe as nuk jep drejtësi për viktimat, por vetëm nxit etjen për hakmarrje”, deklaroi ai.

Këto deklarime shënuan komentet e tij të para publike në lidhje me protestat që shpërthyen në Iran në mes të shtatorit të vitit të kaluar për vdekjen e Mahsa Amini. Gruaja 22-vjeçare vdiq pasi u arrestua nga policia morale e Iranit për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Gratë kanë luajtur një rol udhëheqës në protesta, ku shumë prej tyre kanë hequr publikisht shaminë e detyrueshme islame, të njohur si hixhab. Të paktën katër persona janë ekzekutuar që nga fillimi i demonstratave, pas gjykimeve të kritikuara ndërkombëtarisht, të shpejta dhe me dyer të mbyllura. /Rel/

Papa Françesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.